Hotel Otrant

Hotel Otrant, oazi i pushimeve që ju dëshironi, ndodhet vetëm pak hapa larg nga plazhi më i bukur më rërë në Mal të Zi dhe përfaqëson shtëpinë tuaj të dytë në të cilën do të ktheheni gjithmonë kur të dëshironi një pushim të rehatshëm dhe kënaqësi të vërtetë në pjesën më magjike të Adriatikut. Ky hotel i bukur me katër yje ofron një akomodim komod në 284 njësi akomodimi dhe shërbime të ndyshme për një komoditet sa më komfort të mysafirëve – pishinë të brendshme, pishinë të jashtme, tre pishina për fëmijë, plazh privat, kënd lojërash për fëmijë, SPA, sallë konferencash dhe shumë shërbime të tjera.

All Inclusive

Vetëm katër kilometra larg nga qyteti i vjetër historik i Ulqinit dhe 200 metra nga deti, Hotel Otrant nuk mund të kishte një pozicion më të mire për pushimet perfekte që meritoni. Hotel Otrant u ofron mysafirëve të tij më të mirën nga ajo që Ulqini ka për t`u ofruar, duke i bërë pushimet e tyre më reklasuese, domethënëse, interesante, romantike dhe sigurisht pushime për t` u mbajtur mend. Oferta e hotelit është ekskluzivisht ALL INCLUSIVE, ku përveç ushqimit të mrekullueshëm shija e të cilit do të mbahet mend gjatë, përfshihet edhe eksperienca e cila do t` ju bëjë të dashuroheni më këtë pjesë të bregdetit dhe vetë hotelin.

Zgjidhni Akomodimin
tuaj ideal

Kompleksi Otrant përbëhet nga ndërtesa kryesore e hotelit Otrant dhe vilat Otrant. Ndërtesa kryesore e hotelit ka 132 dhoma nga të cilat:

124 dhoma standarde (dyshe, me krevat dopio dhe me mundësi shtimi të një krevati tek), 33 dhoma me pamje nga deti, 12 dhoma me pamje të pjesshme nga deti dhe 79 dhoma me pamje nga parku.

6 apartamente (2 dhoma, njëra me krevat dopio dhe sofën/divanin i cili mund të përdoret si krevat shtesë për 2 persona, ndërsa dhomat e tjera kanë shtrat tek për një person) me pamje nga deti.

2 apartamente për persona me nevoja të veçanta (krevat dopio dhe një sofë/divan që mund të përdoret si krevat shtesë për 2 persona) me pamje nga parku.

Për të gjithë mysafirët që dëshirojnë privatësi shtesë me një nuancë luksi të rehatshëm, ne ofrojmë 13 vila (106 apartamente), të vendosura në pjesën e kompleksit të plazhit Otrant.

Gjatë procesit të dekorimit të interierit, ne jemi kujdesur për çdo detalj, me qëllim krijimin e një ndjesie të plotë kënaqësie dhe një pushimi më komod për mysafirët tanë.

Plazhi më i bukur me rërë në bregdetin e Malit të Zi

 Vetëm 50 m larg hotelit Otrant fillon plazhi më i bukur me rërë në Mal të Zi, i quajtur Plazhi i Madh. Plazhi paraqet një fenomen unik të bukurisë natyrore dhe për shkak të gjerësisë prej 60 metrash vendasit  e quajnë Kopacabana e Ulqinit.

Ai shtrihet nga Kepi i Gjeranës deri në ishullin e lumit Ada Bojana. Plazhi është i mbuluar me rërën më të mirë ku mund të shkojnë deri në 15,000 njerëz. Cilësia e rërës është e tillë që ka edhe veti mjekësore. Është e pasur me minerale dhe u rekomandohet të gjithë atyre që vuajnë nga reumatizma dhe probleme të tjera shëndetësore. Plazhi i Madh njihet edhe nga shtrirja e gjatë sipërfaqësore e nivelit të cekët të detit.

Hoteli ka plazhin e tij privat, i cili në fakt është pjesë e Plazhit të Madh, dhe është ekskluzivisht vetëm për mysafirët e hotelit.

Kënaquni Me Shumëllojshmërinë E Aktiviteteve Që Ju Ofron Hotel Otrant

Gjatë qëndrimit tuaj në Hotel Otrant, ju mund të kënaqeni me përmbajtjet e larmishme ku përfshihen një restorant më terracë/ballkon, një bar plazhi, një mini disko për fëmijë, një SPA, një pishinë të brendshme dhe të jashtme, si dhe tre pishina për fëmijë. Gjithashtu, hoteli ka salla konferencash për mbajtjen e seminareve dhe konferencave të formateve të ndryshme. Hotel Otrant ka plazhin privat, recepsion të hapur 24-orë, një kënd lojërash për fëmijë, shërbim lavanderie dhe hekurosjeje, si dhe shërbimin rent-a-car për dhënien e makinave me qira. Gjatë qëndrimit tuaj në këtë hotel të pasur me shumëllojshmëri permbajtjesh, ju ofrojmë mundësinë për të luajtur ping-pong, volejboll, futboll, si dhe të ndiqni seancat e fitnesit dhe aerobisë. Pajisjet për sportet ujore mund të merren me qira në plazh. Për mysafirët që vijnë me makinë parkimi është i siguruar dhe pa pagesë.
Së bashku me të mrekullueshmen Ada Bojanën, me 12 kilometra gjatësinë e Plazhit të Madh dhe me perëndimet më të bukura të diellit, Ulqini është një nga qendrat turistike më të njohura të Malit të Zi. Ulqini është i vetmi qytet në Mal të Zi që është i rrethuar nga fusha pjellore ku rriten fruta dhe perime me cilësi tepër të lartë. Ndër të tjera qyteti njihet për ullinjtë dhe ekspertët e ullirit. Në periferi të Ulqinit gjendet ullishta më e madhe në vend, e mbushur me ullinj disa qindra vjeçarë. Qyteti i vjetër i Ulqinit përbën bërthamën kulturore dhe historike të qytetit dhe është një nga qytetet më të vjetra të ruajtura në bregdetin e Adriatikut, më shumë se dy mijë e pesëqind vjet i vjetër, me pjesë të qytetit që datojnë që nga periudha ilire. Ulqini mikpritës, me trashëgimi të pasur kulturore, me stilin tërheqës që nga kohërat e vjetra, do t` ju bëjë të dashuroheni me bukurinë e tij unike, me natyrën magjepse, me historinë interesante dhe ofertën fantastike gastronomike.