Përmbajtja

PËRMBAJTJA

Gjatë qëndrimit tuaj në Hotel Otrant, ju mund të kënaqeni me përmbajtjet e larmishme ku përfshihen një restorant më terracë/ballkon, një bar plazhi, një mini disko për fëmijë, një SPA, një pishinë të brendshme dhe të jashtme, si dhe tre pishina për fëmijë.

Hotel Otrant ka plazhin privat, recepsion të hapur 24-orë, një kënd lojërash për fëmijë, shërbim lavanderie dhe hekurosjeje, si dhe shërbimin rent-a-car për dhënien e makinave me qira.

Gjatë qëndrimit tuaj në këtë hotel të pasur me shumëllojshmëri permbajtjesh, ju ofrojmë mundësinë për të luajtur ping-pong, volejboll, futboll. Si dhe të ndiqni seancat e fitnesit dhe aerobisë.

Pajisjet për sportet ujore mund të merren me qira në plazh.

Për mysafirët që vijnë me makinë parkimi është i siguruar dhe pa pagesë.

The hotel features its private part of the Long Beach, available only for the hotel guests. Various sports equipment can be rented at the beach. You can sail, surf, water ski, play football or volleyball on the sand, or just recreate.

SPA

SPA e hotelit Otrant përbëhet nga një pishinë e madhe e brendshme me pamje të bukur nga bregdeti, katër dhoma masazhi, një saunë, 3 xhakuzi komode, kombinimi e të cilave do t’ju relaksojë dhe do t’ju mbushë me energji për pjesën tjetër të vitit. Banja turke do të ketë një efekt të dobishëm në trupin dhe shpirtin tuaj. Oferta për pishina e hotelit zë një sipërfaqe totale prej 265 metrash katrorë (ku një pjesë përbëhet nga pishina për të rritur dhe pjesa tjetër me pishina për fëmijë). Plazhi privat me rërë i hotelit ofron një ndjenjë privatësie dhe intimiteti si dhe shërbimin më të mirë në të gjithë bregdetin malazez, për një pushim komod, për një pushim të vërtetë.

BEACH BAR

Mysafirët e Hotel Otrant-it mund të kënaqen gjatë gjithë kohës së qëndrimit në hotel pa pasur nevojë të kërkojnë ndonjë kafene apo bar në Ulqin. Arsyeja është e thjeshtë – sepse hoteli ka bar-in më të mire të plazhit i cili ndodhet pikërisht përpara hotelit. Bar-i i plazhit të hotelit në Plazhin e Madh krijon një atmosferë mjaft elegante dhe përfaqëson një oaz të vërtetë relaksimi ku mysafirët mund të pushojnë pas një dite të gjatë, argëtuese dhe plot ngjarje gjatë së cilës ata shijuan sportet ujore si dhe një shëtitje në pjesën historike dhe turistike të Ulqinit.

PISHINA E BRENDSHME (E MBYLLUR)

Nëse dëshironi të notoni ose thjesht të kënaqeni në ujë, pishinat tona janë të përsosura për të kaluar një ditë të këndshme dhe relaksuese.

Pishina e brendshme është e hapur 24 orë dhe në dispozicion keni peshqirë.

PISHINA TË JASHTME (TË HAPURA)

Relaksohuni dhe kënaquni në diell në pishinë dhe në pushimet për të cilat keni ëndërruar.

Pishina jonë e jashtme është vendi ideal për një pasdite relaksuese si dhe për notimin freskues në mëngjes.

PISHINA PËR FËMIJË

Në Otrant, ne e dimë se fëmijët e duan shumë ujin dhe lojën në të. Kjo është edhe arsyeja pse ne kemi krijuar një mjedis të sigurt dhe argëtues ku ata mund të kënaqen plotësisht. Pishina e fëmijëve është projektuar si një vend i sigurt dhe i këndshëm për fëmijët që luajnë, ndërkohë që prindërit i kënaqen pushimit ndaj monitorimit të vazhdueshëm të më të vegjëlve të tyre.

KËNDI I LOJËRAVE PËR FËMIJË

Ne e dimë se sa e rëndësishme është t’u ofrojmë fëmijëve një vend të sigurt për të luajtur. dhe kjo është arsyeja pse ne projektuam dhe krijuam këndin tonë të lojërave në mënyrën më të mirë dhe më të sigurt, për t’u ofruar më të vegjëlve argëtim e siguri si dhe mundësinë për të luajtur si duan e aq sa duan.

AKTIVITETET SPORTIVE

Për dashamirësit e sportit kemi përgatitur përmbajtje dhe oferta të ndryshme dhe interesante.

Mysafirëve u ofrohet mundësia për të luajtur ping-pong, basketboll e volejboll, ndërsa është e mundur edhe marrja me qira e skafeve. Mund të vini me familjen dhe miqtë tuaj dhe të shijoni një gamë të gjerë aktivitetesh sportive.

RESTORANTI I PLAZHIT

Kur jeni në plazh dhe dëshironi të shijoni ushqime të shijshme me njerëz të dashur zgjidhni restorantin tonë të plazhit me një pamje magjepsëse.

Menyja jonë e larmishme sigurisht që do të kënaqë edhe shijet më të rafinuara, duke qenë se përmban një ofertë të gjerë ushqimesh nga kuzhinat e ndryshme botërore.

RESTORANTI GRILL

Restoranti ynë I skarës do t`ju ofrojë një kënaqësi të paharrueshme gastronomike përmes në përzierje të shijeve të ndryshme të ushqimeve të pjekura në skarë, si ato mesdhetare, italiane, ushqime deti, si dhe pica e pashmangshme krokante.

APERITIV BAR

Kokteje freskuese dhe një shumëllojshmëri pijesh speciale të përgatitura nga barmenët tanë do t’ju kënaqin pa masë që në vizitën tuaj të parë në barin tonë aperitiv. Barmenët tanë janë profesionistë me përvojë që dinë të kënaqin shijen e çdo të ftuari duke bërë pijen perfekte për çdo rast. Ne po përgatisim një pije speciale për ju, ejani ta provoni!

LOKACIONI

Resorti Otrant zë një pjesë të bukur të natyrës, krenohet me pejsazhin plot gjelbërimin dhe plazhin e mrekullueshëm me rërë. Ofrojmë mundësinë e organizimit të një eventi jashtë hotelit, në një ambient të dekoruar bukur natyror që i përshtatet më së miri kërkesave të eventit tuaj. Hapësira mund të dekorohet sipas dëshirës tuaj, në mënyrë që atmosfera e krijuar ti përkasë dhe të jetë e përshtatshme për konceptin e eventit.

ORGANIZIMI I NGJARJEVE

Nëse jeni duke kërkuar për një vend ideal për të organizuar një takim /seminar/konferencë korporative, Hotel Otrant do t’ju kënaqë me ambientet e tij të shkëlqyera për mbajtjen e konferencave.

Gjithashtu, për evente të veçanta dhe shënimin e datave të rëndësishme, që nga ditëlindjet, dasmat, darkat private e deri te koktejet formale, ekipi ynë me përvojë i organizimit të ngjarjeve do të diskutojë me ju të gjitha kërkesat dhe dëshirat që keni dhe do ti bëjë ato realitet. Vendndodhja idilike e hotelit, stafi i përkushtuar dhe ambijentet mbresëlënëse për organizimin e ngjarjeve e bëjnë Hotel Otrant-in vendin e përsosur për të festuar ngjarjet tuaja më të rëndësishme.

Me një përvojë të lakmueshme profesionale në organizimin e eventeve me cilësi dhe nivel të lartë, me kapacitete deri në 200 të ftuar, ekipi ynë i shkëlqyer do t’i përkushtohet planifikimit dhe realizimit të eventit deri në detajet e fundit, duke siguruar që gjithçka të shkojë me sukses dhe që ju kur të largoheni nga hoteli të merrni me vete vetëm mbresat më të mira dhe kujtime për gjithë jetën.